Fredi Beleri zbulon bisedën, ja çfarë i tha Mitsotakis në telefon pasi u zgjodh eurodeputet

by editor

Fredi Beleri kryebashkiaku i zgjedhur por jo i betuar i Himarës ishte të enjten në një intervistë telefonike për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku zbuloi se çfarë kishte biseduar me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis në një telefonatë të zhvilluar të hënën.

Advertisements

Ai tha se kryeministri grek e kishte uruar për emërimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Europian dhe i kioshte thënë se tashmë do të jenë bashkë për të treguar problemet për çështjen e Himarës.

Advertisements

“Të hënën zoti Mitsotakis më mori në telefon për të më uruar pas lejes së posaçme që kishte marrë nga SPAK dhe të martën u bë mbledhja e Eurodeputettëve të demokracisë së re të zgjedhur dhe prap me leje mu dha mundësia të marr edhe unë pjesë në mbledhje”,-tha Beleri

Më përgëzoi për fitoren. Më tha që ishte i kënaqur me rezultatin dhe me përepjkjen që bënë njerëzit e mi në fushatë. Më tha që këtej e tutje do të jemi të gjithë bashkë për të treguar problemet për çështjen e Himarës, mbi çështjet e shtetit ligjor në Shqipëri dhe për përpjekjen tonë për të përmirësuar marrëdhënien mes dy shteteve”,-tha Beleri.

Advertisements

You may also like