Vala afrikane prek këtë javë Shqipërinë/ Temperaturat deri në 43 gradë celsius, SHMU paralajmëron qytetarët dhe zbulon cilat janë qytetet më të nxehta (Tabela)

by editor

Java e tretë e qershorit duket se do të sjellë verën e vërtetë. E gjithë Shqipëria gjatë kësaj jave do të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius.

Advertisements

Sipas të dhënave të Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja klimatike e muajit qershor.

Kulmin e tyre temperaturat do ta shënojnë ditën e premte, me me vlerat maksimale që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius në qytetet Fier, Berat dhe Elbasan.

Advertisements

Ndërsa temperaturat më të ulëta pritet të jenë në Gjirokastër, Korçë, Peshkopi dhe Bajram Curri, në vlerat mimimale që do të variojnë nga 12 në 22 gradë celcius.

You may also like