Që prej 22 majit të këtij viti, Nicolas Matias Del Rio, një korrier 42-vjeçar argjentinas, u zhduk teksa po kryente punën e tij në Itali.
Advertisements
Ai kishte një ngarkëse me çanta luksi me vlerë prej 500 mijë eurosh në momentin e ngjarjes dhe zonën Abbadia San Salvatore ku u zhduk, ai e njihte mirë pasi frekuentohej edhe nga babai i tij, stilisti i njohur argjentinas Eduardo Del Rio.
Advertisements
Në lidhje me këtë ngjarje, policia italiane ka vënë në pranga dy persona, një shtetas turk dhe një shqiptar, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës janë në kërkim.
33-vjeçari shqiptar u arrestua nga karabinierët në aeroportin Ciampino teksa do të hipte në një fluturim për në Tiranë. 42-vjeçari turk u ndalua në Arcidosso. Të dy janë tani në burg në Grosseto, në via Saffi.
Nicolas Matias Del Rio zgjedhur të jetonte në Abbadia me partneren dhe djalin e tij 8-vjeçar për qetësinë që i kishte frymëzuar qyteti. Deri më 22 maj jeta e tyre ishte vërtet e qetë.
Në mëngjes ai kishte bërë punën e tij të dytë: shofer në një kompani që merret me asistencë në rrugë. Në orën 13.15, sipas rikonstruksionit të programit “Chi l’ha visto?” ai u largua për të shkuar të punonte si korrier.