E rëndë/ Vritet me armë zjarri pak ditë pas zgjedhjeve kryebashkiaku

by editor

Një kryebashkiak i një komuniteti në Meksikën jugore , i cili sapo ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2 qershorit, u vra të hënën në një rrugë pranë Acapulco.

Advertisements

E rëndë/ Vritet me armë zjarri pak ditë pas zgjedhjeve

Salvador Villalba Flores , i cili ishte zgjedhur me partinë lokale México Avanza (“Përpara Meksika”, qendra e majtë), u vra në autostradën Acapulco-Pinotepa.

Advertisements

Flores zakonisht shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare, sipas gazetës El Sur. Por ai ishte i pashoqëruar kur u vra, tha i njëjti burim.

Autorët e morën kryebashkiakun e zgjedhur “nga autobusi me të cilin udhëtonte” dhe e ekzekutuan.

Salvador Villalba Flores vendosi të kandidojë pas vrasjes së mikut të tij Jesus Gonzalez Ríos, lider i të Gjelbërve (Partido Verde) në Copala më 29 qershor 2023.

Advertisements

You may also like