Nxirret kufoma e një gruaje nga liqeni i Kukësit, u pikas nga një banor

by editor

Një kufomë e seksit femër është nxjerr mëngjesin e kësaj të marte nga ujërat e liqenit të Kukësit. Dyshohet se viktima është një grua rreth 30 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Advertisements

Mësohet se kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Kufoma është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Advertisements

Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

You may also like