Konsumuan alkool toksik, të paktën 34 viktima në Indi! Numri i vdekjeve pritet të rritet

by editor

Të paktën 34 persona kanë vdekur pasi konsumuan alkool toksik në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, thanë zyrtarët.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kallakuruchi ku disa banorë janë sëmurë pasi kanë konsumuar pije alkoolike mbrëmjen e së martës.

Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale me diarre dhe sipas zyrtarëve numri i të vdekurve mund të rritet.

Advertisements

Deri më tani janë arrestuar dy persona dhe vijojnë hetimet për ngjarjen. Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu një zyrtar të lartë të policisë dhe efektivë policie për neglizhencë.

Dhjetëra njerëz vdesin në Indi çdo vit pasi konsumojnë alkool nga distileri në rrugë.

Shpesh në alkool shtohet metanol, që ndonjëherë përdoret si një antifriz, për të rritur forcën e saj.

Advertisements

Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

You may also like