“Fanellën ia kërkuan shumë shokë të skuadrës”- Asllani zbulon si siguroi kujtimin nga Modriç

by editor

Kristjan Asllani i ka shtuar një kujtim shumë të veçantë ndeshjes që luajti kundër Kroacisë. Përtej festës për një barazim të shkëlqyer përballë kroatëve, ai ka marrë me vete nga dueli në Hamburg edhe fanellën e një lojtari që mundohet t’i ngjajë.

Pas ndeshjes, mesfushori kuqezi u pa të ndihmonte Modriç të dëshpëruar që të ngrihej përsëri në këmbë. Dhe më vonë, në zonën miks, ai ka treguar se ka siguruar prej tij fanellën.

Advertisements

“Shumë nga shokët e mi të skuadrës dëshironin fanellën e Modriç, por unë i kërkova Perishiç të më ndihmonte dhe në fund e mora të”, zbuloi Asllani.

“E kam parë në televizor prej vitesh dhe tani luajta kundër tij. Ndaj do ta kujtoj këtë për shumë kohë”, deklaroi mesfushori i cili luan pikërisht në rolin e Modriç në radhët e kuqezinjve.

Advertisements

You may also like