Prindërit e lanë për disa orë të mbyllur në makinë në pikun e vapës, humb jetën foshnja 2-muajshe

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një foshnjë 2-muajshe ka humbur jetën, pasi u la për disa orë në një makinë të mbyllur nga prindërit.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Santee, San Diego të Kalifornisë.

Advertisements

Sipas ‘The San Diego Tribune’, një person telefonoi 911 rreth orës 12:20 të mëngjesit të 13 qershorit, pasi zbuloi foshnjën brenda automjetit.

Punonjësit e urgjencës e çuan foshnjën me urgjencë në spitalin Sharp Grossmont, në La Mesa, ku më vonë u shpall e vdekur.

Advertisements

Policia u kujton prindërve e kujdestarëve, se lënia e një fëmije vetëm në makinë është e paligjshme, pavarësisht nëse motori është i ndezur apo jo, dhe të mendohen dy herë përpara se të largohen nga makinat e tyre, pasi temperaturat e verës vazhdojnë të rriten.

Prindërit e fëmijës, nuk janë akuzuar për ndonjë vepër penale deri në këtë moment.

You may also like