Hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e kartave të identitetit të mbi 65 mijë shqiptarëve

by editor

Grupi iranian “Homeland Justice”, që ka marrë përsipër autorësinë e dy sulmeve kibernetike ndaj faqeve online të institucioneve shqiptare, nuk është mjaftuar me kaq.

Advertisements

Këtë herë ata kanë zbukuruar të dhënat e kartave të identitetit.

Bëhet fjalë për një dokument 1311 faqësh me të dhënat e 65614 shqiptarëve që përfshijnë numrin personal të ID, emër, mbiemër, vendin e lindjes dhe të banimit si edhe numrin e telefonit.

Advertisements

Kjo nuk është hera e parë që të dhëna të ndjeshme dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe emaile të administratës publike, etj.

Ndërohë, më 10 shtator të vitit të kaluar, Shqipëria u përballë me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.

Advertisements

You may also like