Merrni çadrat me vete, sot parashikohen reshje shiu, shtrëngata dhe breshër, ja si ndryshon moti sot

by editor

Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Advertisements

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira.

Advertisements

Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 16 deri 31°C

në zonat e ulëta 20 deri 35°C

në zonat bregdetare 23 deri 35°C

You may also like