E rëndë/ Atentat me armë zjarri, plagoset shqiptari në Itali (Detajet)

by editor

Një ngjarje e rëndë u shënua në rrugën në Cascina, ku mbrëmë në muzg një burrë u godit nga tre të shtëna me armë zjarri në një pritë.

I plagosuri, 35 vjeç me origjinë shqiptare, është dërguar në spital.

Advertisements

Karabinierët tani po hetojnë episodin, teksa dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh.

35-vjeçari, pa precedentë penalë, ka mbetur i plagosur në duar, në këmbë dhe në brinjë.

Advertisements

Agresori u arratis dhe u zhduk pas të shtënave që ndodhën pak pas orës 20:00. Policia po heton për të gjetur identitetin e autorit.

You may also like