Aksident në aksin Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga, tre të plagosur

by editor

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, ku drejtuesi K. A. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

You may also like