Deputetja demokrate Flutura Açka, ka bërë një reagim të fortë në llogarinë e saj, duke shënjestruar kolegen Ina Zhupa.
Advertisements
E ndikuar nga zhvillimet e fundit në kampin opozitar, ajo tregon disa momente te Zhupës krah Lulzim Bashës dhe tashmë pranë Sali Berishës, kur i pari e ka humbur vulën dhe ndikimin mbi demokratët.
Advertisements
“E kam parë t’ia lëpijë këpucët Lulzim Bashës dhe jam habitur me paturpësinë përunjëse kur e thërriste Kryeministër. Dhe Kryeministri në tentativë e bekonte me buzëqeshje, dhe ajo hovte edhe më fort”, shkruan Flutura Açka, teksa ndan dhe një fotot të Prillit 2021. Ajo thotë se nuk e ka njohur më parë Ina Zhupën dhe “do ta ç’njoh ditën që do të largohem nga politika.”
Shkrimtarja dhe deputetja demokrate që nuk ka pranuar të rreshtohet deri tani me grupimin e Sali Berishës, edhe pasi vula i kaloi atij, kujton dhe kohën e “Foltores” dhe qëndrimin që mbajti Ina Zhupa.
Advertisements
“E kam parë të mos iu fliste me gojë dhe t’iu kthente shpinën kolegëve që vendos?n të shkonin pas Sali Berishës gjatë turit të Foltores në vjeshtë 2021. Kështu i ndëshkonte tradhëtarët me shpërfillje”, vijon më tej shkrimi i saj.
Edhe përse nuk përmend emra, është një element shumë i fortë dallues që tregon se mes grave demokrate të cilat shfaqen në fotografi me Lulzim Bashës, është pikërisht Ina Zhupa kolegia që ajo ka vënë në qendër të shkrimit.
“E kam parë t’i mbante xhaketën Sali Berishës sapo Zhukri bëri zhukrërinë e tij epike. Kremastar u bë e bardha shpirtlyme në emër të demokratëve, madje që të dukej luftarake, refuzoi të vishte fustane që të mos ngjante ladylike, por siç e kërkojnë betejat epike opozitare. E kam parë të ishte n? krah të Sali Berishës me flakadan në dorë në Parlament, duke iu përkulur me të njëjtin përkushtim vjellëndjellës si dikur Lulzim Bashës. Me telefon në dorë gati ia nxirrte syt? liderit vetëm që t’i binte në sy duke e përcjellë në FBook live tek lideri fliste”, shkruan Flutura Açka.
Deputetja Ina Zhupa është deputetja demokrate që qëndroi krah Lulzim Bashës gjatë betejës së tij me grupimin e Sali Berishës, i cili u quajt fillimisht “Foltorja” dhe më pas “Rithemelimi”.
Ajo është akuzuar se shantazhonte demokratët e jugut që i bashkoheshin “Foltores” dhe për këtë mori dhe vëmendjen e Sali Berishës gjatë një takimi në 2021 në Sarandë.
Ndërkohë, në pranverën e vitit 2022 kur gjyqtari Agron Zhukri vendosi t’i jepte Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike, ajo braktisi Lulzim Bashën dhe u bashkua me “Rithemelimin”.
“Dhe ngaqë e njoha, e di fort mirë përse politika shqiptare është sikurse është. Edhe Opozita po t? doni. Mjerim”, shkruan Flutura Açka për kolegen demokrate.
Ndërsa shton se e ka parë të flirtojë politikisht dhe me Flamur Nokën e Gazment Bardhin, për vëmendje politike.
“E kam parë të flirtojë politikisht me Flamur Nokës, me Gaz B., edhe me ca të tjerë që kanë nga një çikë pushtet, vetëm për pak vëmendie politike. Me një llaf, ajo vdes – sikurse një personazhi im te “Kukullat nuk kanë Atdhe” – t’ia bëjë pushteti “screening” politik”, përmbyllet reagimi.