Policia e Kosovës është angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e kremtimit të Vidovanit.
Advertisements
Autoritetet kanë ndërhyrë për të mos lejuar provokimet e mundshme të serbëve në Gazimestan duke arrestuar një shtetas serb, i cili mbante flamurin serb me mbishkrimin Rusia.
Advertisements
Pasi kanë detyruar të rinjtë serbë që të zhvishen dhe të heqin bluzat me simbole provokuese, policia ka marrë edhe flamurin e Serbisë që mbanin në duar.
Policia konfiskoi bluzat e të rinjve serbë dhe flamurët serbë, që i konsideroi provokim dhe nxitje të urrejtjes. Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan. Vitin e kaluar, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës pwr shkak të situatës së sigurisë.
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb.
Shënimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviç, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.