E rëndë në Tiranë, gruaja bie nga kati i 3-të, zbardhen dyshimet e para

by editor

Një 79 vjeçare me probleme të shëndetit mendor ka ndërruar jetë në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Advertisements

Ajo është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Advertisements

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në rrugën “Ali Demi” dhe viktimë ka mbetur shtetasja me incialet R. H.

“Më datë 29.06.2024, rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, shtetasja R. H., 79 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Advertisements

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

You may also like