Makina përmbyset në rrugë/ Aksident në aksin Pogradec-Korçë

by editor

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë.

Shoferi i automjetit ka humbur kontrollin ku makina për pasojë është përmbysur në rrugë.

Advertisements

Në automjet ndodheshin shoferi dhe gruaja e tij, të cilët mësohet se nuk janë lënduar nga aksidenti.

Ndërkohë bëhet me dije nga policia se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit.

Advertisements

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për sqarimin dhe normalizimin e ngjarjes.

You may also like