Tre persona janë arrestuar në Perugia të Italisë, pasi dy prej tyre akuzohen se kanë përdhunuar një vajzë 19-vjeçare.
Advertisements
Sipas mediave vendase, kanë qenë shqiptarët 69 dhe 34 vjeç, të cilët kanë kryer aktin e rëndë.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në orët e natës, pas përfundimit të një mbrëmjeje, ku vajza ishte duke kërkuar një taksi për të shkuar në shtëpi.
Raportohet se ajo është afruar pranë 69-vjeçarit, i cili i dha kontaktin e një taksie.
Advertisements
Me pretendimin se nuk e kishte telefonin me vete, ai e bindi vajzën që ta ndiqte deri në shtëpi.
Pasi ka hyrë në banesë, e reja ka vënë re praninë e tre personave, mes të cilëve edhe 34-vjeçari. Ky i fundit së bashku me bashkëpunëtorin e tij të moshuar kanë abuzuar seksualisht me të renë.
Në denoncim viktima ka deklaruar se është detyruar edhe të përdorë kokainë. Pas dhunës ajo shkoi në spitalin e Perugias ku pas ekzaminimeve u rekomandua që të qëndrojë në spital për 20 ditë.
Ndërkohë në banesën ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale, policia ka gjetur kokainë dhe hashash, ndërsa personat e arrestuar u dërguan në polici.