Itali zhgënjyese, merret vendimi për trajnerin Spalletti!

by editor

Këtë të diel, presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina foli për mediat.

Advertisements

Italia e mbylli Euro 2024 përballë Zvicrës, me kampionët në fuqi të Europës që nuk shkuan më shumë se raundi i 1/8-ve pas humbjes 2-0 ndaj helvetëve. Jo vetëm kaq, por katër herë kampionët e botës zhvilluan një prej ndeshjeve më të dobëta të dekadës së fundit. Duke mos shfaqur asgjë për t’u mbajtur mend në “Olympiastadion”.

Advertisements

Humbje plotësisht e merituar, teksa trajneri Luciano Spalleti u vendos në qendër të kritikave pas eliminimit. Këtë të diel, presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina foli për mediat. Duke konfirmuar në stolin e kombëtares së kaltër ish-trajnerin e Napolit.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur, por duhet të vazhdojmë të marrim përgjegjësi. Ne kemi nevojë për një ndjenjë të tillë.

Pas ndeshjes zhvilluam një bisedë të gjatë me trajnerin. Mendoj se është e paimagjinueshme të zgjidhen problemet duke braktisur një projekt shumëvjeçar. Nuk mund të braktisim këtë që kemi nisur vetëm para 8 apo 9 muajsh. Dhe nuk duhet të harrojmë se Spalletti ka drejtuar kombëtaren në vetëm 10 ndeshje…

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se kjo kohë nuk është e mjaftueshme. Spalletti nuk e ka patur grupin gjithmonë të plotë. Unë ju them me bindje se ky është një eliminim që dhemb. Por duhet të jetë një reflektim për të ardhmen. Dhe besimi ynë është i plotë me shpresën se gjithçka do të funksionojë.

Tashmë duhet të mendojmë për të ardhmen, sepse pas 60 ditësh do të kemi sfida të reja”, tha ndër të tjera në fjalët e tij kreu i futbollit italian.

You may also like