Arrestimi i Beqajt për abuzim me fondet e BE-së, eksperti: Sterilizimi çështje më e madhe

by editor

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në një studio televizive, se etja që ish-ministri Beqja ka pasur për para ka qenë kaq e madhe sa e ka shtyrë atë të vidhte dhe në momentet kur ai e dinte që ishte nën vëzhgimin e të gjithëve, duke qenë se ishte nën hetim për “Sterilizimin”.

Advertisements

Duke vijuar Soko tha se shpreson që edhe çështja e Sterilizimit të ketë të njëjtin përfundim, pasi dëmet atje janë qindra herë më të larta se me SASPAK.

Advertisements

Sipas ekspertit që të vihet drejtësi paratë e vjedhura duhet të kthehen pas.

“Ose janë budallenj, ose kaq të çartur dhe kaq të etur sa dhe në momentin që je në hetim dhe që ti e di që ke shtetin nga pas shkon dhe bën gjëra të tilla me paranë publike. Kjo me ka surprizuar kur u hap çështje e SASPAK.

Advertisements

Thashë si ka mundësi, kaq të etur janë për para? Janë përgjuesit ambientalë, persona që të ndjekin. Të shkosh të vjedhësh para, nuk e di sa i etur dhe i pangopur për para mund të jesh. E pashë si një ngjarje kur u deklarua. Nuk e dyshoja se do të kishte një përfundim të tillë. Vesi del me shpirtin, dhe vesi i parasë si rakia. E dija që do të përfundonte në këtë pikë. Shpresoj që të ndodhë dhe me Sterilizimin. Masa e dëmit që ka shkaktuar të Sterilizimi është qindra herë më e madhe se tek fondet e SASPAK.

Kam dhe një kërkesë. Të shkuarit në burg është mirë. Po të vendossh drejtësi është të marrësh paratë mbrapsht. Të shkojë kandari në vend. E rëndësishme është të gjendet paratë, të kthehen paratë mbrapsht.”

You may also like