E RËNDË/ Vrau djalin e tij, dënohet me 25 vite burg babai

by editor

Naim Smajli është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Prishtinë për vrasjen e djalit të tij. Gjithashtu Smajli ishte dënuar më 08.03.2024 nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje me dënim unik prej 25 vite dënim me burgim.

Advertisements

Vendimi i Apelit konfirmoi dënimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore, refuzuar ankesat e Prokurorisë dhe mbrojtësit të të akuzuarit.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore – DKR në Prishtinë dhe mbrojtësit të akuzuarit N. S., ndërsa, aktgjykimi i Gjykatës Themelore – DKR në Prishtinë vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit të datës 02.07.2024.

Advertisements

Avokati i tij kishte kërkuar rikthimin e rastit për gjykim të ri dhe ndryshimin e kualifikimit të ngjarjes, duke argumentuar mungesën e drejtësisë në procedurat hetimore.

“Me arsyetim se diapozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i pakuptueshëm, kundërthënës në brendinë e tij dhe me arsyet e aktgjykimit, në të nuk janë paraqitur arsyet lidhur me faktet vendimtare edhe ato pak arsye që janë paraqitur janë në kundërthënie të plotë ndërmjet asaj që paraqitet në arsyetimin e aktgjykimit lidhur me përmbajtjen e shkresave në lëndë”, theksohet ankesa e Abit Asllanit, avokatit i të dënuarit, në aktgjykimin e Apelit.

You may also like