“Ish-gruaja më thoshte që po kënaqej me…”, dëshmia e 39-vjeçarit: Ja pse e vrava Xhimin

by editor

Xhuljano Miaj i cili masakroi me thikë Xhimi Bakaj, të dashurin e ish-gruas së tij mbrëmjen e djeshme, ka dëshmuar para hetuesve se ish-bashkëshorja, e cila mësohet se u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët për të jetuar me viktimën, “më telefononte e më thoshte që po kënaqej me të dashurin”.

Advertisements

Gjithashtu ka pretenduar se gruaja i kërkonte para për fëmijët, ndërsa 23-vjeçari Xhimi Bakaj i bënte karshillëk tek puna.

Advertisements

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, ka deklaruar se biçaku ka qenë i viktimës dhe se thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

You may also like