Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një person është gjetur anës rrugës i plagosur.
Advertisements
Policia bën me dije se ky person është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Advertisements
Ai është gjetur i shtrirë në rrugë, me plagë thikash në trup.
Dyshohet se autorët e kanë plagosur dhe më pas e kanë kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe më pas janë larguar.
Njoftimi i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR-
Lagja Bazhderhane, Prizren / Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet.