E rëndë në Kosovë/ U godit me thikë dhe u hodh në rrugë, vdes 26-vjeçari

by editor

Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku të shtunën 26-vjeçari me inicialet A.Th është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai është gjetur i shtrirë në rrugë, i sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar. Sipas policisë ata e kanë sulmuar, e kanë hedhur nga makina në rrugë dhe më pas janë larguar.

Advertisements

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Lagja Bazhderhane, Prizren 06.07.2024 – 23:50. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet”, thuhej në njoftimin e Policisë. Më pas, mbrëmë zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi konfirmoi që viktima ka vdekur.

“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”, tha ai. Bytyqi ka bërë të ditur se lidhur me ngjarjen e rëndë është arrestuar një person, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”, tha Byqyqi.

Advertisements

You may also like