Ndërron jetë papritur infermierja e Pediatrisë, reagon QSUT

by editor

Liljana Veliaj, infermiere e Pediatrisë është ndarë tragjikisht nga jeta. Lajmi i trishtë është bërë i ditur Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. 59-vjeçarja ka ndërruar jetë paparitur, si pasojë e një arresti kardiak.

Advertisements

Kolegët e QSUT e përshkruajnë si korrekte dhe mjaft të dashur me fëmijët, të cilëve iu shërbente çdo ditë me përkushtim.

Advertisements

“Lili, ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh. Ajo i donte shumë pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere. Lili, ishte përherë e para që vinte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa, por mëngjesin e 8 korrikut, ajo nuk mundi dot të mberrinte.

Lili la pas shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore e profesionale”, shkruhet në postim.

You may also like