Më pak se një orë na ndan nga protesta kombëtare e opozitës ndërsa forcat e policisë kanë nisur përgatitjet për tubimin.
Advertisements
Mësohet se mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Advertisements
Nga pamjet e ndara nga vendi i ngjarjes duken makinat e forcave policore të cilat janë rreshtuar njëra pas tjetres. Para nisjes së protestës forcat e policisë do të rreshtohen si në tubimet e kaluara dhe do të ketë edhe një gardh metalik.
Mësohet se në vendngjarje do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.