Protesta/ Meta: Do të fitojmë objektivin për qeveri teknike

by editor

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vlerësoi protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Më tej theksoi se Sali Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit.

“Jam i bindur që vendi ka nevojë për qeveri teknike. Mbështet këtë objektiv të shpallur nga Berisha dhe jam i bindur që do ta fitojmë këtë betejë.

Advertisements

Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm, të përditshëm, të përnatshëm, falë izolimit kriminal nga Rama me veglat e tij në SPAK i kanë bërë liderit demokrat. Kjo sepse ka denoncuar aferat kriminale të Ramës në Kuvend.

Arsyet pse qytetarët ishin të shumtë në një ditë aq të nxehtë është për faktin se 1 mln prej tyre janë përzënë nga Rama përmes spastrimit etnik nxitur nga Beogradi” tha ai.

Advertisements

You may also like