Olsi Rama është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme.
Advertisements
Voxnews.al mëson se vëllai i kryeministrit Edi Rama ndodhet në SPAK prej orës 15:00.
Advertisements
është e paqartë nëse Olsi Rama është thirrur nga prokurorët e SPAK, apo nëse është paraqitur vetë.
Kujtojmë se ishte deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ai që kërkoi nga SPAK të rihapë hetimet për Olsi Ramën, dhe rolin e tij në laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Olsi Rama u kundërpërgjigj duke thënë se do të padiste për kallëzim të rremë Bardhin. Por siç zbuloi kryeministri Edi Rama, Bardhi nuk kishte bërë kallëzim për Olsi Ramën në Spak, ndaj ky i fundit nuk kishte se si ta padiste për kallëzim të rremë.
Megjithatë, Bardhi pretendon se SPAK tashmë ka rihapur hetimet për Olsi Ramën, pavarësisht se ai vetë nuk ka dorëzuar kallëzim.