Janë lëshuar urdhërarreste për 16 persona që dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivuan drogë në fshatrat në malësinë e Krujës.
Advertisements
Raportohet se deri më tani janë ekzekutuar vetëm 12 masa të sigurimit “arrest me burg”, ndërsa po punohet për kapjen e 4 personave të tjerë.
Advertisements
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale:
E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës.