Situata nga zjarret / Vijojnë të digjen sipërfaqe të mëdha me pyje në Delvinë dhe Lurë

by editor

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në afërsi të qytetit të Delvinës, si dhe ai pranë liqeneve të Lurës në Dibër, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje dhe shkurre.

Advertisements

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se nga 9 vatra zjarresh, 7 janë shuar tashmë.

Ai paralajmëron banorët të bëjnë kujdes, pasi dënimi për zjarrvënie të qëllimshme është i rëndë.

Advertisements

Njoftimi i Peleshit:

Situata e zjarreve në vend

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2.

Aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.

Ju lutemi banorëve të bëjnë kujdes! Ligji parashikon dënim të rëndë për të gjithë ata që ndezin zjarre dhe do të zbatohet për çdokënd, pa dallim!

You may also like