Heidi Baçi “i lë targën” Egla Cenos/ Çfarë ndodhi me shifrat në rrjetet sociale për ish-finalistët e “Big Brother VIP 3”

by editor

Banorët e “Big Brother VIP 3” vijojnë ende të jenë në qendër të vëmendjes. Teksa sezoni i verës ka nisur dhe ata si shumë të tjerë kanë filluar pushimet, projektet e reja janë duke i pritur në shtator. Në rrjetet e tyre sociale, gjithë secili është aktiv, ku disa më pak e disa më shumë janë duke e përdorur si një platformë, që jo vetëm të jenë më afër ndjekësve të tyre, por edhe ta shndërrojnë në biznes.

Si çdo javë, është bërë një listim të shifrave të tyre në rrjetet sociale, duke sjellë edhe ndryshimet përkatëse. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 105K në “Instagram”, tani numëron 104K. Pas daljes nga “Big Brother”, rrjetet sociale të Eglës po njohin vetëm regres. Aktorja nuk zgjedh të jetë shumë aktive në “Instagram”, duke bërë që dhe ndjekësit mos të shtohen. Ato pak pastime që ka bërë, kanë qenë kryesisht për të reklamuar biznese të ndryshme. Ndonëse e mbylli këtë edicion si fituesja e publikut, në “Instagram” gjërat për të nuk po ecin edhe shumë mirë. Por situata nuk e shqetëson aspak Eglën, që siç është shprehur, nuk e shqetësojnë aspak shifrat në rrjetet sociale.

Advertisements

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 469K. Ndryshe nga rivalja e tij, Juli ka zgjedhur që të jetë më aktiv në “Instagram”. Të shumtë kanë qenë postimet e tij në trajtë reklamash, duke na zbuluar se është ndër banorët më të paguar për “Instagram”- in e tij. Aktualisht, ai po përgatitet për një sezon të ri televiziv, që ashtu si vetë finalisti i “Big Brother” është shprehur se do ta rikthejë në ekran. Ditët e fundit Juli ka zgjedhur që të shijojë pushimet me familjen, duke preferuar që të qëndrojë disi më i distancuar si nga rrjetet sociale, ashtu edhe nga daljet televizive.

Sa i përket Heidi Bacit, ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Heidi mbetet ndër banoret që javë pas jave njeh vetëm rritje. Ndonëse nuk zgjedh të jetë shumë aktive në “Instagram”, tashmë fansat e kanë bërë përzgjedhjen e tyre, duke ‘vërshuar’ në llogarinë e kësaj të fundit. Në intervistat e fundit televizive që ajo ka dhënë, ka folur edhe për dashurinë me Romeon, apo planet që çifti ka për të ardhmen. Mesa duket rikthimi i saj në ekran, është shoqëruar edhe me një shtim trafiku në “Instagram”-in e saj. Ajo që vëmë re tek Heidi është fakti se nuk zgjedh të bëjë shumë reklama. Nuk e dimë nëse kjo është një strategji e saj, duke preferuar që ta ruajë disi imazhin, apo një hap që ka ndërmend ta ndërmarrë shumë shpejt. Ajo që dimë me siguri është që nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, padyshim që Heidi është fituesja e publikut. Nga 235K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 236K ndjekës.

Advertisements

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show’-t, ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 359K. Ndonëse ditët e fundit, Meritoni ka qenë shumë aktiv në “Instagram”, ndjekësit nuk kanë ndryshuar. Djaloshi nga Kosova ka zgjedhur të pushojë me partneren e tij në Turqi. Ai dhe Ilnisa nuk na i kanë kursyer pozat nga këto ditë romantike në resortin me pesë yje. Poza seksi, apo gjeste romantike kanë qenë gjithçka që na kanë parë sytë tek adresat e tyre këto ditë.

Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 136K. Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin, e cila ka humbur 1K në numrin e ndjekësve dhe ka tashmë 850K. Rike Roçi ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar, nga 181K, tashmë ajo numëron 182K.

Advertisements

You may also like