Fotoja që po bën xhiron e botës/ Momenti kur plumbi kalon pranë Donald Trump, përpara se të plagosej

by editor

Një foto po bën xhiron e botës nëpër mediat dhe rrjetet sociale ku shfaqet Donald Trump dhe pranë tij plumbi që e plagosi atë në vesh.

Advertisements

Atentati ndaj Donald Trump ndodhi pasditen e 13 korrikut me kohën lokale amerikane, teksa ai ishte duke mbajtur një takim elektoral në Pensilvani.

FBI-ja identifikoi të dielën 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks si autorin e atentatit, i cili u ekzekutua menjëherë nga Shërbimi Sekret.

Advertisements

Agjencia e zbatimit të ligjit tha në një deklaratë të shkurtër se Crooks ishte nga Bethwl Park i Pensilvanisë, rreth një orë me makinë nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën.

You may also like