Aksident i rëndë në vend/ Makina humb kontrollin dhe përplaset ‘kokë më kokë’ me një kamion, zbardhen detajet e para

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Mësohet se një automjet është përplasur me një kamion.

Advertisements

Si pasojë, është dëmtuar lehtë një pasagjer i automjetit.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin 29 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.