Argjentina është skuadra me më shumë triumfe në Copa America pasi fitoi finalen me Kolumbinë falë golit të vetëm të shënuar nga Lautaro Martinez në të 112’.
Advertisements
Sulmuesi i Interit, shënoi golin e pestë në kompeticion, ndërsa Argjentina mori me vete trofeun e lakmuar për herë të 16-të në historinë e Federatës duke u shkëputur nga Uruguai (15).
Advertisements
Me këtë triumf në “Hard Rock Stadium” të Majemit skuadra e drejtuar nga Skaloni bëhet e para që fiton dy herë Copa America-n radhazi dhe Botërorin në harkun e katër viteve.
Sa i përket Mesit ndeshja e tij ishte mjaft e vështirë pasi u detyrua që të dilte përpara kohe (66’) për shkak të një dëmtimi të rëndë në kavilje.