Lanë djalin e sëmurë në makinë dhe humbi jetën nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi(Emrat)

by editor

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar i diagnostikuar me a*tizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine, ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48-vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23-vjec, i cili ishte pa ndjenja.

Advertisements

Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi, me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht a*tizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.

You may also like