Këtë të hënë, ka nisur zyrtarisht procesi i regjistrimit për çdo Universitet. Fituesit e fazës së parë, duhet të paraqiten përgjatë këtyre 48 orëve për të kryer procesin e regjistrimit.
Advertisements
Kandidatët që nuk e bëjnë këtë procedurë e humbasin të drejtën për të ndjekur studimet e larta në këtë degë, duke mos pasur më asnjë mundësi tjetër regjistrimi përgjatë këtij raundi të parë pranimesh.
Advertisements
Për të orientuar maturantët në lidhje me ndryshimin e listës së fituesve, në portalin “U-albania”gjenden të detajuara edhe udhëzimet se si duhet të verifikoni çdo preferencë për të parë nëse jeni fitues apo jo.
Maturantët që janë pjesë e listës së fituesve të fazës së parë të këtij raundi, duhet të tregohen të kujdesshëm me zbatimin e afateve të regjistrimit, pasi nuk mund të vijojnë studimet e larta edhe pse janë shpallur fitues në një program të caktuar.
Çdo kandidat duhet të paraqitet në sekretarinë mësimore të Fakultetit përkatës, për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit ku është shpallur fitues.
Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë prej datës 2 shtator, e do të vijojnë deri në datën 15 shtator.
Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48-orëshe. Në rastin e mosregjistrimit brenda 48 orëve, ju e humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program ku jeni përzgjedhur.
Gjithashtu, ndryshimin e listës së fituesve mund ta shikoni çdo 48 orë online në portalin “U-albania”, duhet të klikoni në “këndin e maturantit”, dhe pasi të hapet faqja përkatëse duhet të vendosni numrin tuaj të identifikimit.
Pas këtij veprimi, do të shfaqet tabela me të gjitha preferencat e përzgjedhura nga ju për vijimin e garës së studimeve të larta përgjatë raundit të parë.
Nëse nuk regjistroheni brenda afateve të përcaktuara, ju mund të garoni sërish për studimet e larta në raundin e dytë të pranimeve që do të zhvillohet në mesin e muajit shtator.
Në këtë raund, mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që nuk fituan dot në raundin e parë, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online të raundit të parë dhe nuk janë shpallur fitues, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, si dhe kandidatët që janë çregjistruar në përfundim të raundit të parë me qëllim ndryshimin e degës së studimit, duke hyrë sërish në garë me dhjetë preferenca të reja.
Procedura e aplikimit do të jetë e njëjtë si ajo e raundit të parë, ku procedura e regjistrimit do të jetë po e njëjta.