Donald Trump nuk u qëllua nga tre armë të ndryshme, ja çfarë tha në të vërtetë ekspertiza

by editor

Një lajm i rremë ka qarkulluar ditën e sotme në disa media shqiptare, ku pretendohet se ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është qëlluar me tre armë të ndryshme.

Advertisements

Lajmi i referohet ekspertizës të audios gjatë ngjarjes, që doli në konkluzionin se aty u qëllua me tre armë.

“Audio analysis suggests ‘three weapons fired’ at Trump rally”, është fjalia mesa duket, e keqpërkthyer në mediat e vendit. Kjo fjali thotë se “tre armë u shkrepën”, por jo detyrimisht drejt Trumpit.

Advertisements

Në fakt, analiza përcakton se gjatë gjithë ngjarjes, u dëgjuan tre zhurmë të ndryshme armësh, çka sugjeron se njëra prej tyre ishte e autorit, dhe dy të tjerat, armë të shërbimeve sekrete.

Pra, me aq sa dihet deri tani, ndaj Trump nuk u qëllua me tre armë por me një. Dy armët e tjera qëlluan autorin e dyshuar të ngjarjes.

You may also like