Temperaturat ekstreme, drejtoresha e ISHP apel qytetarëve: Të shmangen daljet, ja grupmoshat që duhet të kenë kujdes

by editor

Temperaturat ekstreme kanë ndikim edhe në shëndetin e njeriut, nëse ekspozohemi për një kohë të gjatë në rrezatimin e rrezeve të diellit.

Advertisements

Por, cilat janë disa nga këshillat që duhet të ndjekim për të përballuar këtë valë të nxehti dhe kush grupmosha janë më të prekur?

Advertisements

Për një emision televiziv drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini dha disa këshilla për qytetarët, ndërsa theksoi se moshat e treta, gratë shtatëzëna dhe moshat e reja duhet që të shmangin daljen në oraret e pikut.

“Duhet vendosur kapelja, një çadër dielli nëse duhet që të lëvizin gjatë orareve ekstreme, një shishe me ujë është domosdoshmëri. Duhet që të hidratohemi nëpërmjet pirjes së ujit dhe të lëngjeve, duket të shmangim pijet me kafeinë, alkolinë. Moshat e treta, gratë shtatëzëna dhe moshat e reja duhet që të shmangin daljen në këto oraret e pikut të temperaturave të larta nga ora 11 deri 4 pasdite . Rekomandohet qëndrimi në ambiente të freskëta dhe të konsumohen fruta dhe lëngje”, tha ajo.

Advertisements

You may also like