E bija e akuzoi se e përdhunonte prej vitesh, lihet i lirë Bledar Rako

by editor

Vajza 15-vjeçare i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht.

Advertisements

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 48-vjeçarin Bledar Rako, i cili u akuzua nga e bija për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të prej disa vitesh.

Advertisements

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, mëson se ai do të hetohet në gjendje të lirë, por duhet të zbatojë “detyrimin me paraqitje”. Vajza 15-vjeçare i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh. Pas ekzaminimeve mjekësore, u zbulua se e mitura nuk ishte abuzuar, dhe ajo deklaroi se e kishte akuzuar të atin nga inati, pasi ai nuk e linte të rrinte në telefon.

You may also like