Parandalohet një tjetër tragjedi në Shkodër/ E reja tenton të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijet

by editor

Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në qytetin e Shkodrës, në lumin Buna ku një 27-vjeçare tentoi të hidhej sëbashku me 4 fëmijë të mitur.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:
Shkodër Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Advertisements

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Kujtojmë se pak kohë më parë u gjend e pa jetë në lumin Buna Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e mitur.

You may also like