Tentativa një dite më parë nga 27-vjeçarja në Shkodër për t’u mbytur me fëmijët e saj në lumë, sociologu: Mjet presioni

by editor

Sociologu Gëzim Tushi, tentativën e një dite më parë të një 27-vjeçareje në Shkodër për t’u mbytur me katër fëmijët e saj nga mosha 1 deri në 7 vjeç, e sheh si tentativë hakmarrje për divorcin dhe si mjet presioni.

Advertisements

I ftuar në një intervistë televizive, ai deklaroi se kohët e fundit në shoqërinë shqiptare dhe në familje ka një rritje të krimeve të natyrave të ndryshme dhe sidomos të vetëvrasje dhe se statistikisht ato që kryejnë më shumë vetëvrasje janë femrat.

Sipas tij, vetëvrasja nuk është e lidhur me gjininë, por me rrethanat sociale dhe vështirësitë që arrijnë, pasi bëjnë dialog të ngatërruar me veten dhe nuk arrijnë të gjejnë dot rrugën e duhur, gjejnë rrugën e shkurtër, atë të vrasjes së vetes nëpërmjet vetëvrasjes.

Advertisements

“Një përsëritje e rastit të ndodhur në Shkodër pak muaj më parë, ku nëna u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët.

Kur gjenden pa rrugëdalje dhe nuk gjejnë mbështetjen e duhur, vetëvrasja është një vendim që merret me fshehtësi, në kohën e sotme edhe për zonjën 27-vjeçare nga Shkodra nuk ka shanse të mos ketë shfaqur shenja mërzie, depresioni apo edhe sëmundjeve mendore, pasi ka qenë e braktisur nga i shoqi dhe e mbingarkuar nga situatat ekonomike-sociale.

Por në të gjitha rastet, në asnjë rrethanë, në asnjë vështirësi, njeriu nuk duhet të gjejë rrugën e shkurtër të vetëvrasjes, qoftë si hakmarrje apo për ti dhënë fund vetëvrasjes.

Vetëvrasja egoiste ndodh në momente kur i ndodhur përballë një situate pa rrugëzgjidhje, kërkon të shpëtosh hallet e tua pa pyetur se çfarë lë mbas.

Ngjarje të tilla të papranueshme, tenton vetëvrasjen duke marrë dhe fëmijët me vete, duke shtuar barrën e hakmarrjes, janë të papranueshme.

Këto ngjarje kërkojnë që të bëjmë një reflektim të plotë të situatave.

Fakti që në numrin e përgjithshëm të vetëvrasjeve, ato që tentojnë apo realizojnë vetëvrasje janë femrat, shoqëria shqiptare duhet të reflektojë më shumë, se presioni mbi to bëhet i papërballueshëm dhe mbështetja ndaj tyre është e brishtë.

Vetëvrasja është shenjë e njeriut të dobët. Vetëvritet njeriu i cili për rrethana të caktuara gjejnë këtë rrugë të shkurtër, janë arsye të caktuara që çojnë.

Një dëshpërim i gjatë, dhe arsyeja se pas divorcit, bien në varfëri, shërbejnë si shtysë.

Të ndodhura me një numër fëmijësh, pa punë, herë pas here të larguara nga strehimi, duke u kthyer te familja biologjike, pa të ardhura, bashkuar me dobësinë dhe efektet psiko-sociale si dëshpërimi dhe mungesa e shpresës, të gjitha këto bashkohen së bashku dhe krijohen ambiente toksike dhe për fat të keq çojnë në krim, se vetëvrasja është krim.

Studimet psikologjike tregojnë se në rrethana të caktuara edhe njerëzve normal i shkon në mendje të bëjnë vetëvrasje, por gjejnë rrugën e zgjidhjes.

Të gjitha janë bashkë faktorë ekonomikë, social dhe psikologjikë. Fillesa e tentativës së vetëvrasjes ka faktorë psikologjik.

Diagnostikimi dhe lufta për të luftuar vetëvrasjen, së pari bëhet me mekanizma fiziologjikë.

Prandaj del në pah nevoja e mbështetjes nga ekipet e ndihmës psiko-sociale nga pedagogët, mjekët, psikologët, psikiatrit.

Nëse e nxjerrim nga gracka psikologjike që e orienton drejt vetëvrasjes, problemi ekonomik dhe social zgjidhet.”

You may also like