Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi kërkoi që parlamenti të votojë deklaratën drejtuar Greqisë për heqjen e ligjit të luftës, por edhe që komuniteti çam të marrë pronat që i takojnë.
Advertisements
“Këtë ligj e ka larguar koha dhe do të ishte budallallëk që Greqia ta mbante. Është shumë mirë që parlamenti e bën këtë dokument dhe e mira është që janë të gjitha palët dakord. 20 vite më parë kemi bërë një rezolutë si kjo. Kjo është një deklaratë. E kemi bërë këtu dhe katër vetë apo pesë kemi votuar.
Advertisements
Të tjerët as nuk u paraqitën në seancë sepse gjithnjë ka qenë ky problem, i Greqisë që rri atje, që në një far mënyrë i përgjon, a janë me ne apo jo? 20 vite më parë ka pasur ca burra që nuk kanë pyetur ku shkon karriera. Kjo nuk do keqinterpretuar se kjo ka lidhje me problemet me Himarën dhe zoti Rama i bën një koncesion patriotizmës.
Nëse është kjo nuk ka vlerë fare. Kemi pasur me Greqinë të gjitha zigzaget tona, nga ‘fshesat’, kufiri detar, ligjin e luftës dhe çështjen e pronave çame. Komuniteti çam nuk kërkon ndryshim kufijsh, por si të gjithë pronarët e vjetër, mallin e vet. Këto janë të gjithë tema të negociueshme” tha ai.