“Oligarkë që duan të pasurohen për 3 muaj”/ Lala zbulon “grupet armiqësore” në bregdet: Nuk vë dot një çadër

by editor

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kryebashkiakët, deklaroi se ndaj turizmit në Shqipëri ka fushatë armiqësore dhe se shërbimet e sigurisë kishin zbuluar profile false që shpërndanin lajme të rreme për dështimin e turizmit në vend. Klodiana Lala, duke treguar eksperiencën e vet në jug të Shqipërisë, deklaroi në emisionin ‘Të Paekspozuarit” se nuk ka grupe armiqësore, por oligarkë që kanë pushtuar bregdetin dhe njerëz të papërgjegjshëm që duan të pasurohen për 3 muaj.

Advertisements

“Ne kemi bregdetin më të bukur realisht në këto zonat rreth e rrotull. 70 për qind e qytetarëve shqiptarë ua ka bërë të pamundur për të shkuar atje. Nuk vë dot një çadër. Nuk ke plazhe publike. Ish-ministrja jonë e jashtme, tha se e bën plazhin ekskluziv se vijnë ato nga mali…

Advertisements

Më thoni një plazh publik në jug të vendit? Kam tentuar vjet të vë çadrën për të patur privatësi dhe nuk shkon dot. Faturat aty nuk priten. Ti paguan dhe nuk merr shërbimin. E di pse ndodhi masakra në Velipojë? Sepse hoteli ishte i X-it, ndërsa shezlongët ishin të Y-it. Tani që njerëzit e braktisin bredetin sepse paguajnë dhe nuk marrin shërbimin, qeveria thotë na godasin shërbimet e huaja. Në Ksamil thirra drejtorin e Policisë së Shtetit se pronari i shezlongut nuk lejonte turistët që të rrinin në gurë.

Marrëzia shkon deri edhe te një deputet që u ngrit në Kuvend dhe i kërkoi drejtuesit të SPAK-ut që të që nisë hetim për grupet armiqësore. Një kryetar bashkie doli në një nga telezionet kryesore tha se po na dëmtohet turizmi nga grupet armiqësore.

Nuk ka grupe armiqësore, por oligarki që ka pushtuar bregdetin dhe njerëz të papërgjegjshëm që duan të pasurohen për tre muaj”-tha Lala.

Advertisements

You may also like