“Edi Rama i ka grupet armiqësore në…”/ Artan Hoxha bën deklaratën e fortë dhe zbulon pse janë rritur çmimet në jug

by editor

Artan Hoxha thotë se çmimet janë rritur në jug sepse janë rritur “gjobat” që zyrtarët u vendosin hoteleve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Edi Rama duhet ti shohë “grupet armiqësore” në qeveri dhe jo jashtë vendit.

Advertisements

“Këtë pjesën që ka apo jo njerëz? Unë shkoj në Borsh, nuk kanë arritur akoma oligarkët, të njëjtët njerëz që kam parë vitet e tjera, kam parë dhe këtë vit. Çmimet ishin njësoj, shezlloni falas, mëngjesi falas, çmimi njëlloj. Por, cfarë kishte ndodhur?

Këtë që ankohet Rama për grupet armiqësore, këta i ka në qeveri ai. Leja merret online, por më thonë, nuk ma jepte se duheshin paguar 5 milionë. Vjet kam paguar 2 milionë. Ajo ministrja e turizmit që vjen vërdallë ajo, bashkë me inspektorët, vijnë ata që kontrollojnë gropën sepktike. Inspektoriati më kot, duan edhe këta para.

Advertisements

Çmimet janë rritur sepse gjobaxhinjtë e pushtetit i’a kanë rritur gjobën të gjithëve, përveç atyre resorteve të mëdha. I fusin çfarë gjejnë përpara, i mbysin. Normal do rrisin çmimin”, tha Hoxha.

You may also like