Si po shkon raporti mes kunatave Heidi-Bora? Ja foto që habiti ndjekësit

by editor

Pas përfundimit të “Big Brother VIP3”, publiku është shumë kuriozë të dijë se çfarë po ndodh me jetën e ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Disa prej tyre ua shuajnë kuriozitetin përmes intervistave të ndryshme apo edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale.

Advertisements

Ish-finalistja e këtij edicioni të tretë të BBV, Heidi Baci, ka postuar herë pas here foto e video të ndryshme në “Instagram”, ku ka zbuluar se ndodhet me pushime së bashku me partnerin e saj, Romeo Veshaj.

Por jo vetëm kaq, pasi Heidi ka treguar edhe çfarë raporti ka me Donald Veshajn dhe Bora Zemanin. Pak ditë më parë aktori i njohur postoi disa foto me kunatën.

Advertisements

Ndërkohë një ditë më parë, Baci ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqet së bashku me moderatoren e njohur.

Dy kunatat janë të përqafuara dhe të qeshura, ndërkohë krahas kësaj poze ajo ka shkruar: “ekemiditënpara”.

Advertisements

Kujtojmë se gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”, Heidi u pyet në lidhje me raportin me Borën, pasi u përfol për një krisje mes tyre. Baci i siguroi fansat se mes tyre çdo gjë është “OK”.

You may also like