“U kapën 800 robër grekë në Shqipëri”, ish-shefi i Shërbimit Sekret zbulon dokumentet e CIA-s: Plani i fshehtë Beograd-Athinë për të na pushtuar në 1952

by editor

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari zbuloi detaje nga disa prej dokumenteve amerikane pas Luftës së Dytë Botërore.

Advertisements

Ai u shpreh në emisionin Top Talk se kishte një plan sekret Beograd-Athinë për të pushtuar Shqipërinë në vitin 1952 dhe u ndalua nga ndërhyrja e amerikanëve.

Advertisements

Çfarë mund të bënte Shqipëria, pas Luftës së Dytë Botërore, në raport me Greqinë?

Koçollari: Asokohe forcat tona të kufirit i kanë dhënë një goditje shumë të rëndë forcave greke pasi ata menduan se do ta kishin shumë të lehtë. Në vitin 1949 janë kapur rreth 800 robër nga pala greke, pa folur këtu sa u vranë dhe iu dorëzuan palës greke një vit më vonë. Ka marrë goditje shumë të fortë Greqia, është periudhë që fatkeqësisht nuk është pasqyruar shumë në histori. Ka historianë, që është e turpshme në fakt, që thotë se fajtorë për ato provokime kemi qenë ne, kur vetë amerikanët thonë “jo, shqiptarët kanë mbajtur qëndrim korrekt”.

Kanë qenë qëllimet e palës greke për të realizuar ato qëllime të mbrapshta në territoret e Shqipërisë së Jugut. Kjo është në vitin 1949. Pas atij viti është një rast tjetër shumë interesant i dalë nga dokumentet sekrete të DASH-it. Në vitin 1952, gjejmë dokumente që bëjnë të njohur se një përfaqësi e vogël e ushtarakëve jugosllavë kanë shkuar në Greqi pasi ata kishin hartuar një plan për goditje ushtarake të Shqipërisë nga Veriu.

Advertisements

Ishte shtator 1952. Duke menduar që grekët kanë pretendime të caktuara të tyre ndaj territoreve shqiptare, në mënyrë konfidenciale kanë shkuar dhe takuar grekët dhe u kanë thënë “në qoftë se ne do të godasim ushtarakisht, deri ku është vija që ju e pretendoni, që të mos e shkelim atë vijë”.

Amerikanët e kanë marrë vesh këtë. Po atë kohë amerikanët kanë thirrur në Departamentin e Shtetit ambasadorin grek në Uashington dhe ambasadorin jugosllav. U kanë thënë “ne mësojmë që ka një plan të tillë. SHBA e njeh Shqipërinë si anëtare e Lidhjes së Kombeve, jemi për ruajtjen e statukuosë së atij vendi dhe do të reagojmë nëse preket sovraniteti i atij vendi”.

You may also like