Videot e Nuredin Dumanit nga qelia të publikuara nga Alda Nikolli, gazetari Hoxha: Ja kush përfiton

by editor

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se akuzat e hedhur së fundmi në media nga Alda Nikolli për Nuredin Dumanin dhe mënyrën se si ai trajtohet në burg, mund të jetë një përpjekje për të ulur besueshmërinë e tij.

I ftuar në një program televiziv u shpreh se kjo mund të jetë një fushatë e nisur nga jashtë, në mënyrë që dëshmitë e dhëna prej tij deri tani, të shpallen të pabesueshme.

Advertisements

Ai tha nëse arrihet që ai të kthehet në individ të pabesueshëm dhe humb statusin si bashkëpunëtor i drejtësisë, të gjithë individët e vënë në pranga pas dëshmive të tij, do të lirohen.
“Më duket histori si puna e ajsergut. Historia nuk duket kaq e kollajtë saç paraqitet. Dumani shumë i rëndësishëm për shumë çështje të SPAK. Janë tentuar edhe më parë që Dumani të vlerësohet si person i pabesueshëm.

Ai nuk duhet të trajtohet si bashkëpunëtor i drejtësisë sepse për mua ai nuk ka qenë i sinqertë me SPAK, i ka zbuluar Prokuroria vetë më vonë. Në këtë betejë për ta nxjerrë të pabesueshëm shoh edhe këtë ngjarje. Objektivi është që edhe pse është në burg, Dumani, thesari më i madh që SPAK ka dhe ruhet në kushte ekstreme, tregon që jo vetëm nuk u ruaka, por ai një nga vrasësit më të paskrupullt që ka parë ky vend pasi nuk kishte as rregulla e parime, pa din e iman, i vjen kjo akuzë.
Në vetvete kjo ngjarje tregon se Dumani vijon aktivitetin kriminal pra ai mund të devijojë hetimet dhe mund të urdhërojë akte kriminale. Nëse provohen dhe ai humb statusin e bashkëpunëtorin e drejtësisë, dhe të gjithë ata që janë arrestuar nga dëshmitë e tij lirohen sepse dëshmitë e tij nuk janë të besueshme”, tha ai.

Advertisements

You may also like