Atentati që tronditi Memaliajn, gjenden armët në automjetin e djegur, vrasësit me pagesë të porositur nga Dubai

by editor

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Disa orë pas ngjarjes u gjet duke u djegur mjeti i dyshuar se është përdorur gjatë atentatit.

Advertisements

Ndërkohë sot bëhet me dije se brenda mjetit janë gjetur armë të cilat dyshohet se mund të jenë për të vrarë Shyqyri Kalemin dhe kamarien e klientin e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

Advertisements

Mësohet se policia ka ngritur postoblloqe dhe po ushtron kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, ku dyshohet se mund të ketë gjurmë të atentatorëve. Atentati dyshohet se mund të jetë porositur nga Dubai. Dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa.

Përveç Shyqyri Kaelmit kanë humbur jetën kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Viktimat janë 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në momentin “e gabuar” pranë shënjestrës. Mësohet se nga atentati i mbrëmshëm ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi.

You may also like