“Më ndihmoni, njoftoni një ambulancë”/ Vritet me thikën e kuzhinës i riu në Itali, policia arreston 42-vjeçarin shqiptar! Çfarë ndodhi mes dy personave

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spoleto të Italisë, ku një 42-vjeçar shqiptar dyshohet se ka varë një të ri italian.

Advertisements

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e shqiptarit pas një debati mes dy personave, të cilët njiheshin edhe më parë.

Viktima është një i ri 28-vjeçar nga Spoleto, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Ndërkohë në përfundim të hetimeve të koordinuara në terren nga Prokuroria Publike, policia arrestoi një 42-vjeçar me origjinë shqiptare.

Advertisements

Mësohet se 42-vjeçari shqiptar e ka goditur italianin me thikën e kuzhinës në gjoks.

DESHMITARJA

“Pashë një djalë që mbahej për gardhin e shtëpisë dhe më tha ‘zonjë, më ndihmoni, telefononi një ambulancë”, tregon një grua e cila ishte dëshmitare e ngjarjes.

Gruaja shpjegon se është larguar menjëherë nga shtëpia me një familjar dhe ka tentuar ta ndihmojë të riun në pritje të mbërritjes së ambulancës.

“E kanë marrë dhe ndërkohë ka mbërritur edhe policia”, shton ajo. Më pas zonja shpjegoi se ajo kishte raportuar tashmë gjithçka tek hetuesit dhe se vëllai i saj kishte bërë të njëjtën gjë.

You may also like