Të shtëna me armë në plazhin e Tales, ka të plagosur, pushuesit në panik

by editor

Mesditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë në plazhin e Tales.

Advertisements

Nga informacionet e deri tanishme ngjarja ka ndodhur në një lokal në këtë zonë, ndërsa pushuesit janë panikosur.

Sipas informacioneve të para nga të shtënat ka mbetur një i plagosur. Sipas burimeve, raportohet se ngjarja është regjistruar për shkak të një konflikti të çastit.

Advertisements

Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e detaje, burimet thonë se autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për ta arrestuar.

You may also like