Kush është Klea Gjata, pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut që GJKKO i ktheu sot makinën

by editor

Ajo është akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë …

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën e Klea Gjatës për kthimin e një automjeti tip Mercedes-Benz deri në përfundim të gjykimit.

Advertisements

Klea Gjata, e cila është 27-vjeçare dhe banon në Lushnjë, ishte arrestuar gjatë operacionit policor “Never Forget” në një vit të kaluar. Ajo është akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimin e krimit”.

Në seancën gjyqësore të datës 10.07.2024, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e vetë Klea Gjatës për kthimin e makinës, pasi u vërtetua se automjeti nuk ishte në pronësi të saj, por nënës së saj sipas dokumentacionit zyrtar.

Advertisements

You may also like